Ballina Politika Politikë e re për kufizimin e vizave/Ambasada Amerikane ndan mesazhin e sekretarit...

Politikë e re për kufizimin e vizave/Ambasada Amerikane ndan mesazhin e sekretarit Rubio

0
14

Ambasada Amerikane në Tiranë ndau sot mesazhin e sekretarit amerikan Marco Rubio lidhur me politikën e re për kufizimin e vizave për anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e ngushtë personalë dhe të biznesit të individëve të sanksionuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14059.

Njoftimi:

“Po shpall një politikë të re për kufizimin e vizave për anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e ngushtë personalë dhe të biznesit të individëve të sanksionuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14059.

Do të përdorim të gjitha mjetet e nevojshme për të penguar dhe çmontuar rrjedhën e fentanilit dhe drogave të tjera vdekjeprurëse që hyjnë në vendin tonë”,- tha Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, mbi kufizimet e reja të vizave..