Ballina Aktualitet Arrestohen CEO i “Bankers Petroleum” Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo, policia...

Arrestohen CEO i “Bankers Petroleum” Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo, policia zbarkon në zyrat e kompanisë në Fier

14
0

Një operacion i befasishëm i Policisë së Fierit ka çuar sot në arrestimin e dy drejtuesve të kompanisë së njohur të naftës, “Bankers Petroleum”.

Në pranga kanë rënë CEO aktual me kombësi kineze Hongping Xiao, si dhe ish-drejtuesi i saj, Leonidha Çobo.

Sipas burimeve, oficerët e policisë kanë hyrë me forcë në zyrat qëndrore të kompanisë, ndërsa veprimet hetimore janë ende aktive.