Barcelona ka përcaktuar një plan të qartë për këtë afat kalimtar: të mbledhë 140 milionë euro përmes largimit të tre yjeve të ekipit të parë.
Nevoja për të gjeneruar të ardhura i përgjigjet si kërkesave të Fair Play Financiar, ashtu edhe dëshirës për të forcuar një skuadër që kërkon të bëhet më konkurruese nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick.
Sipas mediumit Fichajes, plani përfshin largimet e Fermin Lopez, Ronald Araujo dhe Marc-Andre ter Stegen, shitjet e të cilëve do të ishin çelësi për të zhbllokuar nënshkrimet e reja.
Fermin Lopez
Fermin është aseti më i vlefshëm nga të tre. Rritja e tij meteorike sezonin e kaluar ka tërhequr interesin e disa klubeve evropiane, dhe klubi katalunas do ta shqyrtojë transferimin e tij vetëm nëse merr një ofertë afër 80 milionë eurove.
Largimi i tij, megjithëse i dhimbshëm për tifozët, do të shërbente për të financuar nënshkrime me prioritet si Nico Williams.
Ronald Araujo
Në rastin e Araujos, vendimi bazohet në performancën e tij të paqëndrueshme pas kapërcimit të problemeve fizike.
Edhe pse pritej të ishte një shtyllë kryesore në mbrojtje, niveli i tij nuk ka qenë i njëjtë dhe drejtori sportiv, Deco, beson se një ofertë prej rreth 40 milionë eurosh do të ishte e mjaftueshme për ta lënë të largohej.
Marc Andre Ter Stegen
Në fund, Ter Stegen mund të jetë duke jetuar muajt e tij të fundit si lojtar i Barçës.
Ardhja e Joan Garcias dhe dëshira për të rinovuar skuadrën e kanë motivuar klubin që ta konsiderojë seriozisht shitjen e tij.
Është vlerësuar se portieri gjerman mund të largohet për rreth 20 milionë euro, të cilat do ta mbushnin arkën e klubit nga Camp Nou.
Me këto marrëveshje, Barça po kërkon të ndërtojë fuqinë financiare të nevojshme për të siguruar nënshkrime të reja dhe për t’u përballur me sezonin me një skuadër më të ekuilibruar, më të përshtatshme për sfidat e reja të projektit Flick.
Sezoni 2025/26 pritet të jetë pikërisisht edicioni kur klubi Blaugrana do të synojnë medomeos ta rikthej lavdinë evropiane duke fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.