Ballina Kronika Dhuna në Durrës: Identifikohen autorët që sulmuan 48-vjeçarin

Dhuna në Durrës: Identifikohen autorët që sulmuan 48-vjeçarin

15
0

Policia në Shqipëri ka identifikuar katër personat të cilët morën me forcë në automjet një 48-vjeçar dhe e dhunuan.

Sipas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët.

Si rezultat i veprimeve hetimore janë identifikuar shtetasit e përfshirë në këtë rast, konkretisht A. K., 27 vjeç, K. K., 31 vjeç, J. K., 35 vjeç dhe S. P., 27 vjeç, të gjithë banues në Durrës.

Lidhur me rastin, po punohet intensivisht për kapjen e tyre, si dhe për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.