Ballina Politika “Do pezullojmë totalisht AKU”, Rama paralajmëron: Më shumë bën dëm se sa...

“Do pezullojmë totalisht AKU”, Rama paralajmëron: Më shumë bën dëm se sa rregullon, nuk mund të lejojmë më…

55
0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama: Duhet të angazhojmë menjëherë strukturat e tatimeve që të kryejnë një proces paraprak sensibilizimi që të hyjnë në sekuestro të të gjithë qumështit të pafaturuar. Nuk mund të lejojmë më tregtimin e  produkteve të pafaturuara që mund të sjellin pasoja katastrofike për qytetarët. Kjo i takon Ministrisë së Financave dhe duhet një sensibilizim i bizneseve, të jenë aleatë i qeverisë dhe shtetit dhe të kuptojnë që informaliteti nuk shkon deri në shëndeti. Duhet të ndalohet veprimtaria e AKU-së, sepse më shumë se sa bën mirë, bën dëm. Duhet që të pezullohet AKU-ja dhe të ngrihet një komision i posaçëm për të marrë në analizë të gjitha burimet njerëzore të AKU-së dhe bashkimin i atyre sektorialeve të vendosura tani me ligj, duhet që të kalojë nga një proces i seleksionimit të burimeve njerëzore që do të merren me inspektim dhe këtu në komision duhet të jetë pjesë edhe Universiteti Bujqësor i Tiranës për të bërë një vlerësim serioz të burimeve njerëzore. AKU është shqetësimi më i madh i sipërmarrësve që janë në sektorin prodhues, por është shqetësim edhe për restorantet, kafenetë dhe pikat e tregtimet. Më shumë se bën mirë, bën dëm . Duhet që Ministria e Bujqësisë të nxjerrë urdhër të pezullimit të AKU totalisht, nuk duhet më të dalin dhe të veprojnë asgjëkundi.