Kryeministrja e rrëzuar dhe e vetë-ekziluar e Bangladeshit, Sheikh Hasina, është dënuar me gjashtë muaj burgim nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Vendit, të mërkurën në një çështje për shpërfillje të ghykatës, tha një prokuror i lartë.
Hasina është përballur me shumë raste që kur iku në Indi pas protestave vdekjeprurëse të udhëhequra nga studentët në gusht, por ishte hera e parë që ish-udhëheqësja u dënua në njërën prej tyre.
Akuzat për shpërfillje rrjedhin nga një regjistrim telefonik i publikuar ku Hasina dyshohet se dëgjohej duke thënë: “ka 227 raste kundër meje, kështu që tani kam një licencë për të vrarë 227 persona”.
Një raport mjeko-ligjor nga një agjenci hetimore qeveritare konfirmoi më vonë vërtetësinë e audios.
Administrata e përkohshme e Bangladeshit, e udhëhequr nga laureati i Çmimit Nobel, Muhammad Yunus, u zotua të mbante udhëheqësit, përfshirë Hasinën, përgjegjës për shkeljet e të drejtave dhe korrupsionin, përfshirë shtypjen e kryengritjes së udhëhequr nga studentët korrikun e kaluar që rrëzoi regjimin e Hasinës.