Ballina Bota Koreja e Veriut përfshihet thellë në luftën Ukrainë-Rusi, dërgon 30 mijë trupa...

Koreja e Veriut përfshihet thellë në luftën Ukrainë-Rusi, dërgon 30 mijë trupa ushtarake në ndihmë të Moskës

13
0

Koreja e Veriut pritet të trefishojë numrin e trupave të saj që mbështesin Rusinë në luftën kundër Ukrainës, duke planifikuar të dërgojë 25,000 deri në 30,000 ushtarë shtesë në muajt në vijim.

Lajmi është raportuar nga CNN, duke cituar një vlerësim të inteligjencës ukrainase.

Këto trupa do t’i bashkohen rreth 11,000 ushtarëve koreano-veriorë që janë dërguar më herët në zonën kufitare mes Rusisë dhe Ukrainës, kryesisht për të ndihmuar në sprapsjen e inkursioneve ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë, në nëntor të vitit të kaluar.

Sipas burimeve perëndimore të inteligjencës, gjatë këtij dislokimi, rreth 4,000 ushtarë nga Koreja e Veriut janë vrarë ose plagosur – një shifër që ngre pikëpyetje të mëdha mbi rolin dhe efektivitetin e trupave të huaja në këtë konflikt.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur marrëdhëniet midis Phenianit dhe Moskës janë thelluar ndjeshëm, me raportime për bashkëpunim ushtarak dhe shkëmbim teknologjie, ndërsa Rusia vazhdon të kërkojë mbështetje të re për të përballuar kundërofensivat e Ukrainës.

Ende nuk ka reagim zyrtar nga Kremlini apo autoritetet koreano-veriore lidhur me raportimet e fundit.