Ballina Sport Kriset marrëdhënia Barça-Williams? Katalanasit nuk pranojnë klauzola në kontratë

Kriset marrëdhënia Barça-Williams? Katalanasit nuk pranojnë klauzola në kontratë

15
0

Barcelona-Nico Williams duket se do të vijojë të jetë një prej telenevoelave më të ndjekura të kësaj vere. Çdo ditë që kalon dhe në Spanjë nuk flasin për gjë tjetër, përpos tratativës dhe përpjekjeve të vazhdueshme që bën klubi blaugrana për të afruar sulmuesin e Athletic Bilbao dhe kombëtares spanjolle, Nico Williams. Ai tashmë është një dëshirë e vjetër e Laportës dhe drejtueseve katalanas, por duket se ky mund të jetë viti i duhur për të sjellë në Camp Nou Willimsin.

Megjithatë ditën e sotme e përditshmja prestigjoze spanjolle “Mundo Deportivo” ka zbuluar një tjetër prapaskenë shumë interesante lidhur me marrëveshjen mes palëve.

FC Barcelona nuk pranon kërkesën e Nico Williams për një klauzolë në kontratë që garanton regjistrimin e tij në LaLiga, dhe nëse kjo nuk ndodh, ai të largohet pa pagesë. Kjo kërkesë nuk ishte bërë në takimin e parë dhe ka shkaktuar pakënaqësi te Barça, pasi prisnin që Williams të firmoste pa kushte. Nico dëshiron të jetë i regjistruar deri më 5 korrik për të shmangur nisjen e stërvitjeve me Athletic Bilbao më 9 korrik, por Barcelona nuk mund ta garantojë këtë. Klubi nuk pranon të firmosë klauzola që mund të rrezikojnë financat e klubit ose përgjegjësitë e presidentit Laporta. Barça mund të ndihmojë largimin e lojtarit në fund të merkatos, vetëm nëse rikuperon investimin, por nuk do të përfshijë klauzola të tilla në kontratën aktuale.

Pritet të shihet në ditët në vijim, nëse ky ngërç mund të çojë këtë tratativë drejt një tjetër dështimi, sikundër ndodhi edhe verën e shkuar.