Ballina Aktualitet Ministria e Brendshme prezanton aplikacionin “Agjencia Dixhitale”, shërbim për qytetarët për të...

Ministria e Brendshme prezanton aplikacionin “Agjencia Dixhitale”, shërbim për qytetarët për të raportuar shkelje apo abuzime nga punonjës të Policisë së Shtetit

14
0

Ministria e Brendshme ka prezantuar aplikacionin “Agjencia Dixhitale,” një mjet të ri për qytetarët që të raportojnë shkelje apo abuzime nga punonjësit e Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera.

Ky aplikacion mund të përdoret në çdo kohë, nga çdo vend dhe në mënyrë anonime.

Ai synon të forcojë besimin mes qytetarëve dhe institucioneve të sigurisë përmes veprimeve konkrete. Aplikacioni është tashmë i disponueshëm falas për iOS dhe Android.

Njoftimi i policisë:

Ministria e Brendshme – Prezantuam sot aplikacionin “Agjencia Dixhitale”, një mjet i ri dhe i thjeshtë në duart e çdo qytetari për të raportuar shkelje apo abuzime nga punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit Zjarrfikës, e jo vetëm, në çdo kohë, nga çdo vend dhe në anonimat.

Ky nuk është thjesht një zhvillim teknologjik, por një angazhim serioz për të forcuar besimin mes qytetarëve dhe institucioneve të sigurisë. Sepse besimi nuk fitohet me fjalë, por me veprime konkrete.

✅️ Aplikacioni është tashmë aktiv për iOS dhe Android – falas dhe i aksesueshëm për të gjithë.