Ballina Kronika Në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 45-vjeçari në...

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë, pritet ekstradimi drejt Italisë

13
0

Strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Vlorë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara si dhe në bashkëpunim me zyrat homologe të Interpolit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Il Obiettivo”.

Si rezultat, ditën e djeshme, në lagjen “Rilindja”, u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit:

Renald Gjini, 45 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Bolonja, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 12 vjet e 10 muaj burg, për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, sipas legjislacionit penal italian.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma janë në bashkëpunim të ngushtë për procedurat e mëtejshme të ekstradimit.