Një zbulim i rrallë ka ndodhur në Dubrovnik, Kroaci – qytetin e njohur si “King’s Landing” në serialin Game of Thrones.
Gjatë punimeve në tubacionin e ujit në portin e vjetër të qytetit, punëtori Ivan Bukelic hasi në një varkë druri të shekullit të 18-të, e ‘varrosur’ rreth një metër nën shtratin e detit.
Zbulimi u konfirmua nga ekspertët përmes analizës së radiokarbonit dhe po ruhet nga Ministria e Kulturës së Kroacisë. Arkeologia detare Irena Radic Rossi tha se detaje të tjera do të zbulohen pasi të kryhen gërmimet e mëtejshme.
Dubrovniku, i mbrojtur nga UNESCO, ka qenë një port i rëndësishëm historik dhe sot është një destinacion i njohur turistik – veçanërisht për fansat e Game of Thrones, ku shërbeu si vend xhirimi për skenat në kryeqytetin imagjinar të Westeros-it.
Ndërkohë, në Francë është zbuluar edhe një anije e mbytur e shekullit të 16-të, dhe në Kolumbi vazhdojnë hetimet mbi anijen “San Jose”, që besohet të mbajë pasuri me vlerë miliarda dollarë.