Ballina Kronika Pushimet përfundojnë në tragjedi/ Makina përplas dy turistë, njëri humb jetën

Pushimet përfundojnë në tragjedi/ Makina përplas dy turistë, njëri humb jetën

12
0

Një aksident rrugor i rëndë është regjistruar sot në aksin Fushë Arrëz–Kryezi–Iballë, ku dy turistë që udhëtonin me motor janë përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes, të dy turistët kanë pësuar dëmtime dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Pukës për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme, por një prej tyre ka humbur jetën pak pas përplasjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.