Në Cërrik po zhvillohet një takim i rëndësishëm, ku kryeministri Edi Rama mbledh krerët e bashkive të qarkut Elbasan.
Në fokus të diskutimeve është agjenda “Bujqësia 2030” dhe sfidat e mundësitë në këtë sektor.
Në takim marrin pjesë edhe ministrat Anila Denaj dhe Belinda Balluku, si dhe drejtues të agro-turizmit. Ky është një hap drejt zhvillimit dhe mbështetjes së bujqësisë në rajon.
Gazetari Osman Stafa: Në Cërrik, kryeministri Edi Rama do të mbledhë 7 kryetarët e bashkive të qarkut Elbasan. Në takim do jenë ministrat Anila Denaj, Belinda Balluku. Në fokus do të jetë agjenda “Bujqësia 2030”.
Objektivi i takimit është që të diskutohet për sfidat dhe mundësitë në sektorin e bujqësisë. Të pranishëm janë edhe drejtues të agro-turizmit, që do jenë në takim me kryeministrin e vendit.