Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cërrikut”, ku një person i moshuar ka mbetur i plagosur rëndë.
Sipas burimeve nga vendngjarja, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15, kur i moshuari është përplasur nga një automjet i tonazhit të rëndë.
Menjëherë pas aksidentit në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e rendit dhe një ambulancë, e cila transportoi të moshuarin drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Aktualisht, nuk dihen ende rrethanat e sakta të aksidentit.