Ballina Sport Dominojnë ekipet europiane, skuadra e Chelsea është favoritja kryesore për të fituar...

Dominojnë ekipet europiane, skuadra e Chelsea është favoritja kryesore për të fituar edicionin e parë të Botërorit për klube

0
9

Skuadra e Chelsea është favoritja kryesore për të fituar edicionin e parë të Botërorit për klube, turne që prej dy javësh po zhvillohet në Amerikë.

Sipas Opta, që ka parë edhe kalendarin e mundshëm të 8 çerekfinalistëve deri në finale, skuadra londineze ka më shumë shanse se të gjitha rivalët e tjerë për të ngritur lart trofeun.

Chelsea kuotohet me 26.44%, duke lënë pas me 25/45% skuadrën e PSG. Kampionët e Europës ndodhen në vendin e dytë, ndërsa në të tretin, me 16.59% ndodhet skuadra e Real Madrid.

Ajo që bie në sy është se 5 skuadrat europiane janë në 5 vendet e para, teksa “top-5” plotësohet me Bayern Munich (14.78%) dhe Borussia Dortmund (7.88%).

Në tri vendet e fundit janë Al-Hilal me 4.37%, pasuar nga Palmeiras me 2.93% dhe Fluminense me 1.56%.