Meteorologia Lajda Porja ka folur lidhur me të nxehtin dhe temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin.
Ajo u shpreh se vetëm javën e ardhshme meteorologët presin një freskim të motit, por do të zgjasë vetëm për pak ditë. Porja paralajmëron një tjetër valë të nxehti, me temperatura më të larta se vala e parë.
Në këtë verë të pazakontë, sa i përket kohëzgjatjes së temperaturave ekstreme, mjekët këshillojnë qytetarët, por edhe turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë të shmangin daljet në orët e pikut, të qëndrojnë në në ambiente të freskëta dhe të konsumojnë sa më shumë ujë.
“Zyrtarisht nuk ka viktima nga i nxehti në vendin tonë, por temperaturat e larta mund të bëhen shkak për infarkte dhe goditje cerebrale. Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për kujdes në këto temperatura, veçanërisht për fëmijët dhe të sëmurët kronikë. Ndërsa për pushuesit që i janë drejtuar zonave bregdetare, janë në gatishmëri 36 qendra shëndetësore verore”, u shpreh ai.