Ballina Lifestyle Janice Combs reagon pas vendimit në gjyqin e djalit të saj, P....

Janice Combs reagon pas vendimit në gjyqin e djalit të saj, P. Diddy

11
0

Janice Combs, nëna e reperit të njohur Sean ‘P. Diddy’ Combs, ka reaguar pas vendimit të gjykatës në çështjen gjyqësore ndaj djalit të saj për akuza të rënda, përfshirë trafikimin seksual.

Reperi u shpall i pafajshëm për dy akuza, për trafikim qeniesh njerëzore për qëllime prostitucioni dhe shantazhi.

Duke dalë nga gjykata federale në Manhattan të mërkurën, Janice, 85 vjeçare, u pa duke dhënë një “thumbs up” për kamerat dhe tha për Daily Mail: “Më vjen mirë. Ndihem e mrekullueshme”.

Edhe djemtë e Diddy-t, Christian dhe Justin Combs, reaguan pas vendimit. Christian deklaroi: “Gjëja e parë që do të bëj është ta përqafoj babin tim”, ndërsa Justin shtoi se ishte “shumë i lumtur” me rezultatin.

Diddy, i cili ishte deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat, mohon çdo akuzë ndaj tij, përfshirë ato në paditë civile të ngritura nga ish-e dashura Cassie Ventura dhe të tjerë.

Reperi ka qëndruar tashmë për gati 10 muaj në paraburgim, periudhë që do t’i llogaritet në dënimin përfundimtar.

Megjithatë, kërkesa e ekipit mbrojtës për ta liruar Diddy në pritje të dënimit u refuzua, pavarësisht tentativave për një afat më të shpejtë.

CNN raportoi se gjendja emocionale e Diddy-t ndryshoi dukshëm kur dëgjoi vendimin për të qëndruar në paraburgim në Metropolitan Detention Center në Brooklyn.

Prokurorët federalë dorëzuan edhe një letër nga stilisti i njohur Deonte Nash, mik i Cassie Ventura-s, i cili paralajmëroi gjykatën për “rrezikun” që Diddy paraqet për publikun dhe për viktimat që guxuan të flasin.