Ballina Bota Putin e konfirmon: Do të zhvillojë një bisedë telefonike me Trump gjatë...

Putin e konfirmon: Do të zhvillojë një bisedë telefonike me Trump gjatë ditës

0
14

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se se gjatë ditës së sotme do të zhvillojë një telefonatë me presidentin e SHteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Lajmin e ka konfirmuar vetë kreu i Kremlinit, teksa biseda pritet të fokusohet në çështje ndërkombëtare me rëndësi, mes tyre edhe situata në Ukrainë dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

Gjithashtu në fokus të bisedimeve pritet të jetë edhe situata e Izraelit dhe SHBA me Iranin, pasi një javë më parë gati sa nuk shpërtheu një luftë nukleare mes vendeve.

Megjithatë ende nuk janë bërë publike detaje të tjera në lidhje me orarin apo temat specifike të diskutimit.

 “Sot do të flas me Presidentin e SHBA-së dhe patjetër do t’i sugjeroj që ta përdorë këtë material për ta promovuar atë në tregun amerikan ”, tha Putin ndërsa merrte pjesë në një ekspozitë të markave ruse në zhvillim.