Ballina Aktualitet “Shqiptarët janë të zhurmshëm, jo më të rrezikshmit”, Spahiu për bandat kriminale...

“Shqiptarët janë të zhurmshëm, jo më të rrezikshmit”, Spahiu për bandat kriminale në Europë: Sekuestro nuk do të thotë..

6
0

Juristi Kreshnik Spahiu, teksa ka komentuar në emisionin  televiziv goditjen e bandës së Suel Çelës, të cilës i janë sekuestruar 4 mln € pasuri në Itali, tha se ende kemi të bëjmë me një prezumim pafajësie.

Ai tha se mafia ruse, kineze, turke, italiane më e rrezikshme se shqiptare, por kanë më pak të burgosur

Fakti qe kemi një numër të lartë shqiptarësh në grupet kriminale shqiptare nuk do të thotë se janë më të rrezikshme në Europë. Në bazë të statistikave, nacionalitetet që kanë mafien më të organizuar janë rusët kinez, turqit, italianët dhe vietnamezët, nuk janë në numër të lartë por në numër më të vogël në raport me arabët dhe shqiptarët. Fakti që jemi të zhurshëm nuk do të thotë se kemi mafien më të rrezikshme. Ne jemi ende në organizimet fillestare të strukturave kriminale.

Për rastin e Suel Çelës kemi të bëjmë me një prezumim pafajësie dhe jemi në kushtet e sekuestros, sepse sekuestro vendoset edhe kur bëhet verifikim. Nuk do të thotë se blerja e një prone në Itali është bërë me paratë e drogës, në Itali shqiptarët kanë hyrje, kanë hotele dhe kanë restorante ka qindra shqiptarë në Itali që kanë objekte. Sa kohë nuk kemi prova më shumë dhe ende se dimë se çfarë do të ndodh me këtë histori’, tha ai.