Avokatja Adriana Kalaja e cila njihet për rezistencën e treguar për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, ka bërë së fundmi një deklaratë të fortë.
Në llogarinë e saj në “Facebook”, Kalaja shprehet se “gojët e liga” po flasim për hetime që tashmë kanë nisur dhe se shumë shpejt do të ngrihen akuza të reja ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.
“Teatri Kombëtar do shpaguhet, herët a vonë…… “Gojët e liga” thonë se kanë filluar hetimet për Teatrin Kombëtar e shumë shpejt do ngrihen akuzat ndaj banditit Eripn Veliaj.
Teatri Kombëtar do shpaguhet nga Kreu i Grupit të Strukturuar Kriminal e deri te i fundit”, thotë ajo teksa më tej thekson se i ka dhënë fjalën qytetarëve dhe vetes se kësaj beteje do t’i shkojë deri në fund dhe drejtësia do të vendoset.
“Kam/kemi dhënë fjalën se gjërat i çoj/më deri në fund dhe se Teatri Kombëtar do shpaguhet, herët a vonë. Deri atëhere: TEATRI ATY DHE ASHTU SIÇ ISHTE”, shkruan ajo ndër të tjera.
Shembja e Teatrit Kombëtar:
Në orët e para të mëngjesit të 17 Majit, 2020, fandromat dhe efektivë të Policisë nxorën nga godina aktorët dhe shembën fasadën e Teatrit.
Gjatë gjithë asaj dite dhe atyre që pasuan, në Tiranë u zhvilluan protesta dhe shumë persona, aktorë, aktivistë të Teatrit dhe qytetarë u shoqëruan në Polici.
Këshilli i Ministrave përmes një vendimi ia kaloi në pronësi Bashkisë së Tiranës truallin ku ndodhej Teatri Kombëtar dhe më pas Këshilli Bashkiak vendosi për shembjen e tij.
Që prej asaj dite ka pasur me dhjetëra protesta dhe strapacimesh në sallat e Gjykatave të anëtarëve të “Aleancës Mbrojtja për Teatrin”. Ka qenë vetë Kalaja, si përfaqësuesja e kësja Aleanca ajo e cila ka dorëzuar në SPAK prova të cilat tregojnë sipas saj shkeljet korruptive në lidhje me prishjen e Teatrit Kombëtar.
“Dorëzuam prova të reja që vërtetojnë shkeljet korruptive në lidhje me prishjen e Teatrit, me afatin kohor dhe raportin e KLSH, ku u kërkua mos ekzekutonte vendimin për prishjen e teatrit deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Nga ana tjetër më 24 maj 2020 presidenti ka depozituar kërkesën e dytë në GJK që kishte të bënte me trasferimin e pronës, GJK nul vendimin për teatrin pasi e shpalli vendim antikushtetues vendmin për transferimin e pronës.
Duke filluar që me kallëzimin e parë dhe këtë të fundit ne kemi vertetuar atë çka ndodhi. Nga ana tjetër argumentuan sesi nuk ka pasur një konkurim dhe që projekti është i paracaktuar. Gjykata është marrë me shkakun dhe nuk është marrë me pasojën. I kemi kërkuar SPAK mbylljen e hetimi dhe të çohen të gjithë të kallëzuarit para gjykatës,” ka thënë Kalaja më herët.