Ballina Europë Sulm me thikë në një qendër tregtare në Finlandë, disa të plagosur

Sulm me thikë në një qendër tregtare në Finlandë, disa të plagosur

0
10

Një person në Finlandë ka sulmuar me thikë njerëz të shumtë të mbledhur pranë një qendre tregtare në qytetin jugor Tempere, pasditen e së enjtes.

Është ende e paqartë se sa persona kanë mbetur të lënduar nga sulmi, por policia lokale ka deklaruar se në vendin e ngjarjes nuk ka më rrezik.

Autoritetet lokale kanë nënvizuar se një person është arrestuar lidhur me sulmin dhe se të plagosurve u është dhënë ndihmë menjëherë.

Sipas mediave finlandeze, për kapjen e autorit agjentët bllokuan të gjitha dyert e qendrës tregtare dhe njerëzit nuk u lanë të hynin apo të dilnin. Ndërkohë, dëshmitarë të episodit të dhunshëm po merren në pyetje nga policia.