Ballina Aktualitet Vrasja e Klodian Rashës, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, konfirmon dënimin me...

Vrasja e Klodian Rashës, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, konfirmon dënimin me 12 vite burg për ish-policin Nevaldo Hajdaraj

11
0

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-policit të “Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj, i akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës.

Kështu ka mbetur në fuqi vendimi i Gjykatës së Apelit, duke bërë që Hajdaraj të vuajë dënimin me 12 vite burg, që i është ulur nga 18 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Në të njëjtën kohë, Gjykata ka rrëzuar edhe rekursin e Prokurorisë së Apelit, e cila kërkonte dënimin maksimal prej 20 vitesh burg, sipas nenit 76 të Kodit Penal, si dhe mospranimin e gjykimit të shkurtuar për ish-efektivin.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit 2020, gjatë periudhës së masave kufizuese për pandeminë Covid-19. Pamjet filmike të kamerave të sigurisë  tregonin se Hajdaraj e qëlloi Klodian Rashën me armën e shërbimit, vetëm sepse ai nuk iu bind urdhrit për të ndaluar.

Vrasja e Klodian Rashës shkaktoi reagim të gjerë shoqëror dhe politik, duke çuar në protesta masive dhe më pas në dorëheqjen e ministrit të Brendshëm të kohës, Sandër Lleshaj.