Ballina Bota Trump zbulon planin “e çmendur”, dëshiron spektakël të UFC-së në Shtëpinë e...

Trump zbulon planin “e çmendur”, dëshiron spektakël të UFC-së në Shtëpinë e Bardhë për 25,000 njerëz

10
0

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi një plan shumë interesant për të organizuar një ndeshje të UFC në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë për plotë 25,000 persona.

Bëhet fjalë për një aktivitet që do të organizohej në nder të 250 viteve të pavarësisë amerikane.

Trump deklaroi se “ka shumë tokë” në zonën e Shtëpisë së Bardhë dhe se plani është absolutisht i realizueshëm.

“Pra, secili prej parqeve tona kombëtare, fushave të betejës dhe vendeve historike do të ketë ngjarje të veçanta në nder të 250-vjetorit të Amerikës. Madje mendoj se do të kemi një ndeshje UFC”.

“Imagjinoni këtë në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë. Do të ishte reale me 20,000 deri në 25,000 njerëz. Ne kemi shumë tokë atje”, ka thënë Trump.

Edhe pse nuk u ndanë detaje, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolina Leavitt, tha më vonë se Trump ishte “shumë serioz” në lidhje me planet e tij për një spektakël të UFC-së në Shtëpinë e Bardhë.

Trump kohët e fundit shijoi disa ndeshje të UFC-së dhe u takua me drejtorin ekzekutiv të organizatës, Dana Ëhite