Ballina Politika Çfarë solli rinumërimi në Durrës, votat që u shtohen dhe hiqen kandidatëve

Çfarë solli rinumërimi në Durrës, votat që u shtohen dhe hiqen kandidatëve

0
8

Procesi i rinumërimit të votave në qarkun e Durrësit përfundoi mbrëmjen e së premtes, por nuk solli asnjë ndryshim në rezultatin përfundimtar të mandateve.

Nga rinumërimi, Partia Demokratike ka humbur 18 vota, Partia Socialiste 5 vota, koalicioni “Djathtas për Zhvillim” humbi 5 vota.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi që në qarkun e Durrësit të hapte 300 kuti, përfshirë edhe 85 nga diaspora.

Ndryshime të lehta të votave u pasqyruan te kandidatët. Kështu, Arjan Ndoja, i cili i mori mandatin e deputetit Aulon Kalaja me rreth 110 vota diferencë, humbi 86 vota që i kishte marrë padrejtësisht në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa Aulon Kalaja fitoi 12 vota.

Te socialistët, Arkend Balla ka marrë 63 vota pa meritë, që i hiqen nga numërimi i parë. Ani Dyrmishi rikuperon 18 vota, Alban Xhelili 25, kurse Erjon Xhili humb 37 vota.

Të hënën, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të japë verdiktin final për çertifikimin e rezultatit të 11 majit në 4 qarqe: Elbasan, Durrës, Tiranë dhe Fier, ndërsa PD ka lajmëruar se do të shkojë edhe për këto 4 raste në Kolegjin Zgjedhor, për të kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve.