Ballina Kosovë Dështim i radhës për formimin e Kuvendit të Kosovës, dështon për herë...

Dështim i radhës për formimin e Kuvendit të Kosovës, dështon për herë të 42-të seanca konstituive

12
0

Pavarësisht afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese për formimin e Kuvendit deri më 26 korrik, deputetët e rinj të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës kanë dështuar përsëri të konstituojnë organin më të lartë ligjvënës të vendit.

Seanca konstituive, e cila u zhvillua mbrëmjen e së shtunës pas një vonese të shkaktuar nga një alarm i rremë për bombë, zgjati vetëm disa minuta. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi ndërprerjen e saj dhe shtyrjen për 48 orë, duke caktuar vazhdimin të hënën, më 7 korrik.

Ky është dështimi i 42-të që nga 15 prilli, periudhë gjatë së cilës deputetët janë mbledhur çdo të dytën ditë pa arritur të zgjedhin kryetarin e Kuvendit, një hap thelbësor për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve.

Në seancën e fundit ishin të pranishëm vetëm 74 nga 120 deputetë, një numër i pamjaftueshëm për të proceduar me votimin.