Nga Besim Dema
(Ndiesitë e mia letrare mbi librin me poezi me titull «THELLËSIA E THJESHTËSISË» e autorit Enver Isufit
Njohjet e mia të para me zotin Profesorin e Asociuar Enver Isufi,kanë ndodhur para dhjetë viteve.Që nga ajo kohë e deri më sot vlerat e këtij përsoni brenda vehtës time kanë ardhur duke u pasuaruar.Janë pasuruar vlerat profesionale agronomike, vlerat në fushën e poezisë dhe pa dyshim edhe vlerat e tij njerzore dhe si aktivist social.Kanë qenë veprimtaritë letrare dhe sociale ,si dhe bisedat e gjata në orë pushimesh për kafe, ku unë Enverin e kam njohur më mirë.
.Shkollën tetëvjecare dhe atë të mesme e mbaroi në Kavajë dhe Golem.Ai i ka kaluar të gjitha shkallët e arsimimit profesional agronomik, duke filluar që nga shkolla e mesme agronomike e Golemit të mirënjohur, e deri në Universitetin e Bujqësisë ,Tiranë dhe në shumë Institute në Gjermani, Itali,Spanjë, Itali.
Ai është themelues i shoqatave shqiptare të prodhimeve biologjike dhe anëtarë në dy shoqata evropiane në fushën e Mbrojtjes së Bimëve dhe Bujqësinë Biologjike.Formimit të tij profesional i kanë shërbyer edhe gjuhët kryesore që ai flet dhe shkruan në gjuhën angleze dhe ata gjermane.
Në jetëshkrimin e profesor Enverit,libër të cilin e kam lexuar, mëson se ai ka botuar shumë libra profesionalë, dhe me dhjetra artikuj shkencore në revista e libra të ndryshëm ,si dhe me dhjetra artikuj publicistikë.
Unë në këtë shkrim do të ndalem në librin e tij me poezi, të cilin ka disa ditë që e mbaj nëpër duar, dhe pasi e lexova ,ku shumë pjesë i rilexova, vendosa të rreshtoj disa ndiesi rreth këij botimi, i cili ka mbi treqind poezi.Ky libër me titull “Thellësia e Thjeshtësisë”, është botuar në vitin 2020.
Së pari titulli i librit është i bukur dhe i përgjigjet përmbajtjes së vjershave në Vjershat kanë një thjeshtësi të admirueshme, por me me plot ide mendime dhe mesazhe filozofike.
Kaq shume vjersha të gotitura që ka ky libër,saqë të mbetet peng për ato që nuk i ke komentuar.Në vjershat e autorit ka plot metafora, krahasime, saqë ato marin formën e fabullave filozofike.
Mirë e ka thënë Dritëroi kur ai komenton vjershat e Enverit .Dritëroi Agolli thotë: gati në çdo vjershë të Enverit ka një thënie, që tingëllojnë si thënie e mençur,si një shprehje popullore.
Unë po përmend disa vjersha dhe gjithashtu do të rreshtoj vetëm 10 thënie që janë si postulate.
Modestia e tij në vjersha është karakteritikë dalluese.Vjershat siku ja ngjanë thjestësisë së këtij agronomi poet.
Psh.
Çdo poezi në librin tim ngason me një bimë patate
Do të shijonte shumë e hidhur
Nëse patatet nuk do të kishin lidhur
Por unë i miri lexues,mendoj se ju nuk keni për të dalë bosh
Diku do vjelësh një trastë , diku një kosh
Të lutem shumë, të ma thuash hapur kur të më takosh.
Ose :
Kur personave të pa merituar
U jepen dekorata
Është njëlloj sikur të vadishë një bimë me gjethe të thata
Autorin e shqetëson papërgjegjshmëria e pushtetarëve në përzgjedhjen e një administrate profesionale. Po përmend tre vjersha me këtë temë:
Shkallët janë të mira
Për shëndet dhe për karrierë
Vëllai i vogël i shkallëve
Është mekanizëm me shumë vlerë
Po përdoret për të bërë karrierë
Kush ngjitet në karrierë si me ashensor
Dhe nuk e ka provuar se çfar janë shkallët
Si vehtes edhe të tjerëve ka rrezik t´jua thyej dhëmballët.
Ose: Një selvi e gjatë dhe e drejtë si një qeri
Nga shiu dhe breshëri
Mbron vetën një njeri
Një rrap me kurorë të madhe shumë
Grumbullon njerëz sa një meting room(rumë).
Me shtimin e numrit të partive, u shtuan pyjet e selvive.
Ose
Fjala e dalë nga goja është si plumbi
Nëse keqpërdoret
Shpëton skifteri dhe vritet pëllumbi
Tani në fund të këtij komenti letrar,po ofroj vetëm 10 thënie nga dhjetra e dhjetra që gjenden në poezitë e këtij libri:
Psh.
- Në një menaxhim të mbarë,puie e mund një rezervuar
- Qeveritë flasin për detin,qytetarët flasin për rubinetin
- Dashuria për nipër e mbësa është ëmbël dhe magjike,është e tillë se ajo bën lidhjet gjenetike.
- Nëse hedhim qymyr të zi, tek ajo dikur ishte e bardhë,humbasin gjurmët nga kemi ardhë.
- Mat një herë dhe pre shtatë herë,nuk të del pylli për të bërë një derë.
- Nga pasqyra e makinës shikojnë vetëm sytë dhe fytyrën,te xhami i përballë shikojmë të gjithë rrugën dhe natyrën.
- As shpejtësia e madhe, as rruga e asfaltuar, nuk e kompensojnë drejtimin e gabuar.
- Fluturat kanë ngjyra të mrekullueshme,të gjithë e dinë këtë të vërtetë,po shumë pak njerëz rrisin flutura, por ushqejnë dhe rrisin bletë.
- Një pyshtim lëpirë, e kthën keqbërësin në bamirës.
- Demokraci e korruptuar,komunizëm i sofistikuar.
Siç përmenda në sipër në çdo vjershë, sidomos në dy tre rreshtat e fundit do të gjeni një thënie të tilla mësimdhënëse.
Lexuesëve me guxim u themë se do mbeteni të kënaqur nga ky libër me poezi me plot mezazhe filozofike.