Ballina Politika Malaj: Ish-deputeti i PS ndërton pallat dhe bllokon trotuarin!

Malaj: Ish-deputeti i PS ndërton pallat dhe bllokon trotuarin!

12
0

Ish-ministri Arben Malaj ka denoncuar përmes rrjeteve sociale se vetëm 200 metra larg zyrës së Kryeministrit Edi Rama, në rrugën me kalldrëm që të çon në Qytetin Studenti, prej pesë vitesh një kompani private e lidhur me një ish-deputet të PS, ka zaptuar trotuarin dhe rreth 40 për qind të sipërfaqes së rrugës publike.

Sipas Malajt, i cili nuk përmend me emër se cilit ish-deputet të PS i përket ky pallat, kompania duhet të ndërtonte tunel duke mos bllokuar trotuarin dhe duke krijuar siguri maksimale për kalimtarët.

Jo vetëm kaq. Në këtë rrugë qytetarët gjobiten pa mëshirë nga Policia Bashkiake dhe ajo e Rendit ndërsa uzurpimi i hapësirës publike mbrohet me heshtje apo mbështetje nga lart.

Malaj denoncon se marrin gjoba për bllokim të “korridorit të biçikletave”, ndërkohë që korridori ka 5 vite që është i paralizuar sepse është zaptuar nga kompania private.

Denoncimi i plotë

Nuk qeveriset me praktika komuniste të “Aksioneve me Goditje të Përqëndruara”. Vetëm 200 metra larg zyrës së Kryeministrit, në rrugën me kalldrëm nga “Venecia” për tek “Qyteti Studenti”, prej pesë vitesh një kompani private, e lidhur me një ish deputet, edhe sipas fotove te bashkangjitura ka zaptuar trotuarin dhe rreth 40% të sipërfaqes së rrugës publike.

Kjo nuk ndodh as ne “republikat e babaneve”

Kompania duhet te ndertonte qe ne diten e pare te investimit sistemin “tunel”, duke mos bllokouar trotuarin dhe duke krijua siguri maksimale, per kalimtaret

Ajo që është më kriminale: banorët gjobiten pa mëshirë nga Policia Bashkiake dhe Policia e Rendit, ndërsa uzurpimi i hapësirës publike mbrohet me heshtje apo mbështetje nga lart.

Ironia shkon deri aty sa dy policitë na gjobisin për bllokim të “korridorit të biçikletave”, ndërkohë që korridori ka 5 vite është i paralizuar sepse është zaptuar nga kompania private.

Kemi bërë peticione, ankesa, kemi shkuar në Bashki dhe në Polici – por përballë padrejtësisë, institucionet janë bërë të shurdhëra.

Reagoj publikisht, sepse nuk ka më as durim, as justifikim që një rrugë e zaptuar në mes të Tiranës të mbrohet për 5 vite me radhë, ndërsa qytetarët ndëshkohen çdo ditë.

Zbatoni ligjin!
Zhbllokoni rrugën!
Ndëshkoni abuzuesit, jo banorët!