Ballina Politika Përplasja në Vlorë, zyrtari i PD: Luftë klanesh brenda PS, Dredha u...

Përplasja në Vlorë, zyrtari i PD: Luftë klanesh brenda PS, Dredha u bë pengesë

6
0

Atird Hoxha, anëtar i Këshillit Bashkiak të Vlorës, nga radhët e PD-së komentoi në një intervistë për Euronews Albania përplasjen e kryeministrin Edi Rama me bashkinë Vlorë dhe dorëheqjen e 21 drejtorëve të kësaj bashke pas ultimatumit të këtij  të fundit.

Sipas tij bëhet fjalë për një përplasje mes klaneve brenda PS për shkak të prishjes së interesave të mëdha financiare në këtë qytet.

“Kjo është një përplasje e brendshme në PS në të cilën Rama tashmë ka marrë pozicion duke përkrahur një grup të caktuar në PS për të sulmuar Dredhën, është një luftë mes klaneve në PS. Nuk mundet kurrsesi të detyrosh të dorëhiqen në grup 21 drejtorë, jo për t’i mbrojtur, por çfarë përgjegjësie ka me pastrimin drejtori i teatrit, të pallatit të sportit? Janë të gjithë të PS këta.

Portalet e PS në Vlorë po bëjnë një luftë të shëmtuar kundër Dredhës. Interesat në Vlorë në sektorin e ndërtimit janë shumë të larta dhe ndoshta Dredha dhe të tijtë janë bërë pengesë për ta kthyer Vlorën në kantier kullash ndërtimi dhe mendoj se kjo është arsyeja e vetme”, tha Hoxha.