Ballina Politika Rinumërimi i votave në Fier, Bardhi: SPAK nuk ka arsye pse të...

Rinumërimi i votave në Fier, Bardhi: SPAK nuk ka arsye pse të vonojë hetimet për Ceno Klosin

6
0

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas procesit të rinumërimit të rreth 2000 kutive në 3 qarqet kryesore të vendit, duke theksuar se “SPAK nuk ka arsye pse të vonojë hetimet për Ceno Klosin”, i cili në qarkun e Fierit rezultoi me rreth 800 vota më shumë nga zgjedhjet e 11 majit.

Sipas tij, rinumërimi nxori në sipërfaqe se janë trafikuar edhe mandate në tavolinë, hapur dhe në sy të kamerave e opinionit publik.

“Vjedhjet në çdo drejtim duhet të ndëshkohen dhe SPAK nuk ka asnjë arsye të vonojë hetimet për Belinda Ballukun dhe Ceno Klosin”, shkruan Bardhi.

Deputeti demokrat shkruan më tej se “vjedhja e votave masivisht deri në trafikimin e mandateve është “gabim njerëzor” aq sa është “gabim njerëzor” vjedhja e:

❌ 80 milion eurove me dy TEC-et lundruese në Vlorë;

❌ 180 milion eurove në aferën e shitblerjes së energjisë elektrike;

❌ 50 milion eurove në aferën e Tunelit të Llogarasë.”

Postimi i Bardhit:

“Rinumërimi i rreth 2000 kutive në 3 qarqet kyesore të vendit, nxorri në sipërfaqe vetëm atë që të gjithë e dinim: sa e pangopur në vjedhje është Belinda Balluku alias Zeqine Balluku.

Vota të trafikuara që arrinin deri aty sa kishin trafikuar edhe mandate në tavolinë, në mënyrë të panevojshme, hapur dhe në sy të kamerave e opinionit publik, provon qartë se çfarë ka qenë në gjendje të bëjë larg kamerave dhe vëmendjes së opinionit publik.

Vjedhja e votave masivisht deri në trafikimin e mandateve është “gabim njerëzor” aq sa është “gabim njerëzor” vjedhja e:

❌ 80 milion eurove me dy TEC-et lundruese në Vlorë;

❌ 180 milion eurove në aferën e shitblerjes së energjisë elektrike;

❌ 50 milion eurove në aferën e Tunelit të Llogarasë.

Vjedhjet në çdo drejtim duhet të ndëshkohen dhe SPAK nuk ka asnjë arsye të vonojë hetimet për Belinda Ballukun dhe Ceno Klosin. Nëse vjedhjet në ushtrimin e detyrës mbeten të pandëshkuara, atëherë kalohet lehtësisht tek vjedhja dhe deformimi i vullnetit të qytetarëve, me shpresën që janë të paprekshëm.