Ballina Kronika Sarandë/ I riu italian me thikë me vete në mes të shëtitores,...

Sarandë/ I riu italian me thikë me vete në mes të shëtitores, shoqërohet në komisariat

10
0

Një shtetas i huaj është shoqëruar në komisariat nga policia e Sarandës, pasi lëvizte me një thikë në dorë.

Ngjarja ka ndodhur pak para mesnate, ndërkohë që shëtitorja ka qenë e mbushur me turistë dhe qytetarë.

Policia ka bërë shoqërimin e tij në Komisariat dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes

Shtetasi italian që u neutralizua nga policia e Sarandës këtë mbrëmje ndodhet me pushime në Sarandë. Ai është nga Perugia është dhe i identifikuar si Th. M 32 vjeç. Sipas policisë dyshohet se mund të ketë probleme të shëndetit mendor, ndërsa ishte edhe në gjendje të dehur.