Ballina Lifestyle Eva Longoria në superformë në moshën 50-vjeçare: E veshur me bikini aktorja...

Eva Longoria në superformë në moshën 50-vjeçare: E veshur me bikini aktorja mahnit në plazhet e Spanjës

12
0

Edhe në moshën 50-vjeçare, Eva Longoria dëshmon se stili dhe hijeshia nuk kanë moshë. Aktorja e njohur u fotografua kohët e fundit në Spanjë, duke shijuar një ditë plazhi në Marbella, ku edhe jeton prej kohësh.

Longoria u pa e veshur me një bikini ngjyre leopardi, që theksonte format e saj elegante dhe i jepte një pamje tërheqëse e pa kompleks. Ajo kishte zgjedhur një stil të thjeshtë por ta kuruar me flokët e lidhur topuz, syze dielli të zeza dhe një gjerdan.

Aktorja ishte në shoqërinë e djalit të saj 6-vjeçar, Santiago, me të cilin u pa duke luajtur në rërë dhe duke kaluar momente të ëmbla familjare, shkruan Page Six.

Kjo dalje publike vjen vetëm disa ditë pas mungesës së saj të vërejtur në dasmën luksoze të shoqes së ngushtë, Lauren Sanchez, e cila kurorëzoi dashurinë me miliarderin Jeff Bezos në një ceremoni të mbajtur në Venecia.

Sipas burimeve për TMZ, Eva Longoria nuk mori pjesë për një arsye: aktualisht është e angazhuar me xhirimet e sezonit të tretë të dokumentarit “Eva Longoria: Në kërkim të Spanjës”, që transmetohet në CNN, ku ajo luan rolin e prezentueses dhe producente ekzekutive.