Ballina Kosovë ​Importi nga Serbia rritet mbi 100 për qind, përkeqësohet bilanci tregtar në...

​Importi nga Serbia rritet mbi 100 për qind, përkeqësohet bilanci tregtar në Kosovë

17
0

Importi i madh ka vendosur Kosovën në një pozitë të pafavorshme ekonomike, me një deficit enorm të lartë tregtar. Ky bilanc negativ tregtar po vazhdon ta dëmtojë vendin, kur kihet parasysh niveli i ulët i eksporteve të Kosovës si pasojë e mungesës së subvencioneve dhe politikave jo të favorshme për prodhuesit vendor, raporton kp.

Importi ka shënuar rritje të theksuar gjatë pesëmujorit të parë 2025, ndërsa është ul vlera e mallrave të eksporteve gjatë kësaj periudhe krahasuar me muajt e njëjtë të vitit të kaluar.

Përveç kësaj, mallrat e Serbisë janë rikthyer fuqishëm në tregun e Kosovës këtë vit, pas një uljeje në vitet e fundit. Kosova ka tejkluar dyfishimin e importit të produkteve me origjinë serbe në pesë mujorin e parë të këtij viti krahasuar me periudhën përkatëse të vitit 2025.

Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosëvës, vendi ynë nga Serbia, vetëm për pesë muajt e parë të këtij viti ka importuar mallra në vlerë 91 milionë euro apo 49 milionë euro (116 për qind) më shumë se në kohën e njëjtë të vitit të kaluar që ishin 42 milionë euro.

Ndryshimi i masës së sigurisë nga kufizimi i plotë, në kontroll të shtuarka përshpejtuar rrjedhën e mallrave serbe në Kosovë.

Ndërkaq, marrëdhëniet tregtare mes Kosovës dhe Gjermanisë janë duke u thelluar gjithnjë e më shumë nga viti në vit.

Gjermania, sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, është partneri i parë i Kosovës sa u përket importeve në kohën janar-maj, e cila këtë vit ka lënë Turqinë në vendin e dytë me një diferencë të vogël.