“Kanga eme”, e grupit ATA dhe Elsa Demos, një shfaqje teatrale minimaliste solli në skenë këtë ‘Javë të Evropës’ zërin e një vajze 23-vjeçare në Shqipërinë e viteve 40.
E bazuar në ditarin intim të Bedi Pipës, vepra u rrëfye përmes një kori zërash mbi lirinë, ndjeshmërinë dhe të drejtën për të ndier e menduar lirshëm.
“Kanga eme”, vjen në skenë për ‘Javën e Evropës’. Ky produksion sjell në jetë fjalët e saj përmes zërave të tre aktoreve, në një skenografi minimaliste.
Përmes një game të pasur dhe të larmishme disiplinash artistike, temash dhe vendndodhjesh, ‘Java e Evropës 2025’ shfaqi fuqinë transformuese të kulturës në shoqëri. Programi syno të frymëzonte kreativitetin, të promovonte diversitetin, të nxiste dialogun progresin, si dhe të inkurajonte reflektimin dhe të menduarit kritik, shkruan atsh.