Kendall Jenner është rikthyer në qendër të vëmendjes me një paraqitje të pazakontë në Saint-Tropez, vetëm pak ditë pasi mori pjesë në dasmën luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia – një ngjarje që u përball me kritika të shumta.
Modelja 29-vjeçare u fotografua duke vendosur mbi kokë një çantë të rrallë Hermès Kelly Doll me vlerë rreth 60 mijë dollarë, ndërsa festonte me miqtë në klubin ekskluziv të plazhit Loulou’s.
E shoqëruar nga motra e saj Kylie Jenner dhe miq të tjerë të ngushtë, Kendall shijoi ditën me pije, fotografi dhe një zhytje të papritur në det – madje edhe me fustanet e festës veshur, shkruan DailyMail.
Paraqitja e saj vjen në vazhdën e kritikave për pjesëmarrjen në dasmën shumë të komentuar të miliarderit Bezos, ku u tha se ceremonia zyrtare ishte zhvilluar më parë fshehurazi në SHBA, ndërsa festa në Venecia ishte vetëm simbolike.
Në postimet e shpërndara nga miqtë e saj, Kendall shihej duke buzëqeshur, duke konsumuar pije alkoolike dhe duke pozuar me çanta të markave të luksit pas një shëtitjeje në dyqane të njohura të modës.
Mes një vere të mbushur me udhëtime luksoze dhe ngjarje me profil të lartë, Kendall Jenner duket se po e shijon sezonin me plot stil – edhe kur zgjedh të mbajë çantën e saj të shtrenjtë mbi kokë.