Ballina Bota Përmbytjet katastrofike në Teksas, shkon në rreth 60 numri i viktimave

Përmbytjet katastrofike në Teksas, shkon në rreth 60 numri i viktimave

16
0

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas është rritur. Sipas mediave të huaja, rreth 60 persona kanë humbur jetën.

Guvernatori i qarkut Dan Patrick u shpreh i shqetësuar për situatën duke paralajmëruar se ekziston rreziku që numri i viktimave të vijojë të rritet në orët në vijim.

Teksas ndodhet në një situatë kaotike për shkak të motit të keq stuhive dhe përmbytjeve katastrofike, shkruan BBC.

Shërbimi Kombëtar i Motit, ka paralajmëruar se parashikohet që të ketë më shumë reshje shiu në zonën qendrore të Teksasit. Ndërkohë kërkimet për të zhdukurit vijojnë ende.