Ballina Kronika Shitje lëndësh narkotike dhe prostitucion, arrestohet shqiptari! Në pranga edhe dy vajza...

Shitje lëndësh narkotike dhe prostitucion, arrestohet shqiptari! Në pranga edhe dy vajza të huaja

11
0

Një shqiptar dhe dy shtetase të huaja janë vënë në pranga, pasi akuzohen për prostitucion e shitje lëndësh narkotike.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin V. K., 36 vjeç dhe shtetaset e huaja A. D., 33 vjeçe dhe D. T., 22 vjeçe, për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Prostitucion”. Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient të përbashkët, u gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, e poseduar nga shtetasi V. K. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ishte klient i dy shtetaseve të huaja, të cilat dyshohet se ushtronin veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit”, njoftoi policia.

Ndërkohë hetimi ka nisur për disa persona të akuzuar si më poshtë:

-ndaluan shtetasin G. M., 30 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, dhe më pas dyshohet se e ka kanosur për të mos kallëzuar në polici;

-ndaluan shtetasin G. H., 32 vjeç, pasi në Rrugën e Dibrës, i ka vjedhur çantën me sende personale dhe një shumë parash, shtetases A. F;

-shpallën në kërkim F. K., 35 vjeç, pasi në rrugën “Kujtim Laro” ka goditur me grushte një 32-vjeçar. Punohet për kapjen e tij.

-arrestuan shtetasin M. C., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhërin e menjëhershëm të mbrojtjes;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 37 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me pëllëmbë një të mitur 16-vjeçar;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. L., 33 vjeçe, pasi për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me një 44-vjeçare.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.