Ballina Aktualitet Shkarkimi i zyrtarëve të burgut të Drenovës, emërohen drejtuesit e rinj

Shkarkimi i zyrtarëve të burgut të Drenovës, emërohen drejtuesit e rinj

13
0

Pas shkarkimit të dy zyrtarëve të burgut të Drenovës, për shkak Laert Haxhiut i burgosur i sigurisë së lartë iu gjet telefon, emërohen dy drejtues të rinj në këtë burg.

Ministri i drejtësisë Ulsi Manja ka emëruar si drejtor në këtë burg Lorent Nakon. Ndërkohë, shef i policisë së burgut Drenovë është emëruar Artan Kocibelli.

Shkak për largimin nga detyra të dy zyrtarëve Fatjon Fasho dhe Sokol Kacoli u bë sekuestrimi i një telefoni në qelinë e Laert Haxhiu, një i burgosur i sigurisë së lartë dhe i konsideruar me rrezikshmëri. Për sekuestrimin e telefonit, SPAK po kryen hetime duke kqyrur jo vetëm aparatin, por edhe duke bashkëvepruar me autoritete të tjera, pasi ka dyshime që bisedat e të fortit të Lushnjës janë sinjalizuar nga përgjimet që po mbahen për një çështje tjetër nën zhvillim e sipër.

Laert Haxhiu konsiderohet si kreu i një grupi kriminal me anëtarë që kryen së paku 17 ngjarje dhe krime që u urdhëruan në vite në ndryshme në Shqipëri. Por ndërkohë hetimet duket se kanë indicie edhe për çështje të narkotrafikut, të pafinalizuara ende.

Haxhiu, etiketuar ndryshe si rivali i Aldo Bares u ekstradua nga Greqia, ndërkohë që ndaj tij gjykata e ka shprehur një dënim të përjetshëm për atë që njihet si masakra e Lushnjës.