Ballina Aktualitet Shtohen plazhet publike/ Pogradec, asnjë subjekt privat nuk është pajisur me leje

Shtohen plazhet publike/ Pogradec, asnjë subjekt privat nuk është pajisur me leje

17
0

Për herë të parë, plazhet më të frekuentuara dhe më cilësore në Bashkinë e Pogradecit janë tërësisht publike.

Krahas plazhit tradicional, që nga vendasit njihet me emrin “Uçkat”, sipërfaqja e plazhit publik i shtohet dhe pjesa bregliqenore me rërë deri në afërsi të Drilonit.

Këtë vit, nuk është pajisur me leje asnjë subjekt privat për administrimin e plazhit përgjatë liqenit, me përjashtim të disa subjekteve hotelerike, që këtë të drejtë ua njeh ligji.

Pogradeci pritet që këto dy muajt e nxehta të verës të mbipopullohet. Për këtë arsye në liqen është rritur siguria nëpërmjet monitorimit si vijës bregliqenore, po ashtu dhe thellësitë e liqenit.

Policia kufitare ka ngritur një trupe patrullimi për te monitoruar ujërat e liqenit brenda territorit me skaf, por dhe për t’u ardhur ne ndihme varkave te pushuesve.

Plazhet publike dhe private monitorohen dhe nga vrojtuesit e plazheve prej orës 09 deri ne orën 18.00.

Prenotimet ne Pogradec, për këtë sezon veror janë mbyllur që prej muajit mars, ku krahas pushuesve shqiptare, këtë vit ka një numër peshuesish te huaj, kryesisht nga vendet nordike.