Rrymat e nxehta të ajrit po sjellin një valë të nxehti në Greqi dhe pjesë të mëdha të Evropës Juglindore, me temperatura që priten të shkojnë në 42 gradë Celsius.
”Termometri në zonën e Athinës tregoi sot 37 gradë Celsiu”, njoftoi zyra Meteorologjike e Greqisë.
”Temperaturat më ekstreme priten të martën dhe të mërkurën”, sipas meteorologëve, përpara se të parashikohet një ftohje e lehtë në rreth 35 gradë drejt fundit të javës.
Temperaturat më të larta priten në ultësirat e rajoneve qendrore greke.
Temperaturat thuhet se do të jenë pak më të ulëta në ishuj dhe përgjatë bregdetit.
Për të mbështetur njerëzit veçanërisht të pastrehët ose ata pa ajër të kondicionuar, shumë qytete dhe bashki po ofrojnë hapësira me ajër të kondicionuar ku njerëzit mund të gjejnë strehim nga vapa.