Ballina Kosovë 33 vjet nga aksioni i parë gueril i UÇK-së kundër forcave serbe

33 vjet nga aksioni i parë gueril i UÇK-së kundër forcave serbe

8
0

Sot 33 vjet më parë, pas mesnatës së 6 korrikut dhe fillimit të ditës së 7 korrikut të vitit 1992, ishte ditë e martë kur u krye aksioni i parë gueril i organizuar në Republikën e Kosovës kundër forcave policore serbe.

Ky aksion u zhvillua me urdhër të komandantit legjendar, Adem Jashari.

Lidhur me këtë, në “Kosova Today” ka folur Gani Geci, i cili ishte vetë pjesëmarrës në këtë aksion.

“Natën takoheshim me Adem Jasharin, takoheshim me shokë, para kësaj date merrnim pjesë në protesta e demonstrata në vitet 1990-91, por në këtë datë është interesant që ne nuk i kemi treguar askujt hiç. Tri javë më herët kemi shkuar edhe një herë për të vrarë policinë serbe, dhe aty ishim së bashku me vëllanë tim, Nebih Geci”, tha Geci.

Ai tregon se si u organizuan për mbrojtje e për roje të fshatit.