Aktori Aaron Phypers ka paraqitur kërkesë për divorc nga aktorja amerikane Denise Richards, pas gjashtë vitesh martesë.
Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga revista People, Phypers deklaroi se data e divorcit të tyre ishte 4 korriku dhe përmendi “dallime të papajtueshme” si arsye për divorcin.
Aktori kërkoi aliment nga Richards dhe gjithashtu kërkoi që asetet dhe borxhet të mbeten të ndara, duke përfshirë mjetet e tij elektrike, motoçikletën dhe makinën sportive.
Richards dhe Phypers u takuan në vitin 2017 në klinikën e tij në Malibu, ku aktorja po i nënshtrohej trajtimeve të “terapisë parandaluese të ADN-së”.
Që nga aty filluan të dilnin bashkë dhe u fejuan fshehurazi. Ata u martuan në Malibu më 8 shtator 2018, në një ceremoni të vogël.
Përpara lidhjes së tij me Richards, Phypers ishte i martuar për një kohë të shkurtër me aktoren Nicollette Sheridan, yllin e serialit “Desperate Houseëives”. Divorci i tyre u finalizua në gusht 2018.
Denise Richards ishte e martuar më parë me aktorin Charlie Sheen. Ata ishin bashkë nga viti 2002 deri në vitin 2006 dhe kanë dy vajza, Samin dhe Lolën.