Që Durrësi të ketë më shumë hapsira të lira publike se Fieri apo Vlora, kjo është qesharake. Por çfarë e shtyn Ramën që në Vlorë dhe Fier shkarkon gjithë drejtorët dhe në Durrës nuk kërkon dorëheqje masive, por vetëm ‘meremetime’?
Aryeja është e thjeshtë, në qytete ku qeverisin bandat plotësisht, siç është Durrësi, kryeministri ndihet i sigurtë dhe i pëlqen puna. Në qytete ku mendon se bandat mund të kenë edhe shefa tjerë veç tij, Rama i shkarkon stafet e bashkive sipas dëshirës.
Pas Fierit, takimi i Edi Ramë ka vijuar në në Durrës ditën e sotme, nga ku mësohet sipas burimeve se nuk ka kërkuar shkarkime të drejtorëve, siç ka bërë në Vlorë, Fier e Tiranë.
Burime nga brenda mbledhjes bëjnë me dije se është kërkuar një rifreskim i strukturave lokale, por jo shkarkime masive.