Juristi Kreshnik Spahiu foli në një emision televiziv për lirimin e sotëm me kusht të ish deputetit Ervin Salianji, pas rreth 9 muajsh burgim.
Për Spahiun, Salianji është një figurë me potencial për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.
“Pa dyshim kjo provon atë që thashë unë që sa pak e drejtë është drejtësia në Shqipëri. Ka shqiptarë që besojnë që Salinjit të bëhet që është njeriu më i rrezikshëm i opozitës shqiptare. Unë mendoj që vendimi me burg për Ervin Salianjin, ai mund të jetë fajtor, por dënimi me burg ishte shumë i ashpër. Kishte mënyrë tjetër, shërbim prove. Vendimi i Gjykatës së Lartë për lirimin e Ervin Salianjit është i drejtë sepse nuk është person me rrezikshmëri shoqërore. Ervin Salianji është ndër kandidaturat e vetme e potencialin për të qenë lider i opozitës në 2029”,- tha Spahiu.
Spahiu shtoi tashmë Salianji ka fituar simpatinë e shumë demokratëve, por nuk përjashtoi mundësinë e ‘shkopinjve nën rrota’ që atij mund t’i “futen” nga figurat e tjera në Partinë Demokratike.