Ballina Kronika “Donte të fliste, por…” – Gazetari flet për vdekjen misterioze të Kosta...

“Donte të fliste, por…” – Gazetari flet për vdekjen misterioze të Kosta Trebickës: E gjetën gjallë në mëngjes…

16
0

Nga ngjarjet që u mor për diskutim në panelin e të ftuarve në emisionin “Opinion” ishte edhe vdekja e Kosta Trebickës, si një ngjarje që pati krijuar shumë aludime dhe diskutime në publik.

Por për gazetarin Ferdinand Dervishi, rasti i tij është e vërtetuar që është aksident.

“Është e vërtetuar, sepse ai që do të vrasë nuk të lë të gjallë. Është e vërtetuar katërcipërisht që është një aksident automobislitik fatkeq që u trash shumë”, tha Dervishi.

Ndërkohë gazetari tregoi se në vendin ku kishte bërë aksident Trebicka kishte ndaluar një furgon i Voskopojës. Qytetarët e kanë gjetur atë të gjallë, por që nuk fliste dot.

“Njerëzit që i takova, tre-katër vetë në Voskopojë, ka ardhur furgoni i parë i mëngjesit që ka ndaluar aty se pa një gjë, në rrugë. E kanë gjetur të gjallë, por që nuk fliste dot.

Donte të fliste, por nuk fliste dot. Nga mbrapa veshit ku ishte bërë atë goditjen, atë shtypjen makina, kishte një sasi të madhe gjaku që mbeti për një kohë të gjatë e mpiksur”, tha Dervishi.

Vdekja e Trebickës ndodhi pas denoncimit të tij për aferën e municioneve që po ndodhte në Gërdec.

Aksidenti i tij konsiderohet një nga më të çuditshmit, ndaj shumë vetë besojnë se në fakt, atë mund ta kenë vrarë.