Ambasadori i bashkimin Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato deklaroi këtë të martë se SPAK është një institucion fondamental. Nga ana tjetër ai i bëri apel që të gjithë duhet të ndalen së kryeri presion ndaj drejtësisë së re.
Pjesë nga deklarata e ambasadorit Gonzato
SPAK është një institucion fondamental. Pavarësia kërkon respekt të plotë për magjistratin dhe besim tek puna e tyre. Të gjithë duhet të ndalen së kryeri presion ndaj drejtësisë së re. Reforma e drejtësisë kërkon pavarësi dhe llogaridhënie. Ky vend ka bërë një progres, por ka ende punë për të bërë. Ne vijojmë të inkurajojmë të gjitha institucionet që të ecin drejt asaj rryme.
Ka disa hallka që duhen plotësuar plotësisht, por kemi besim se do t’ia dilni. Dua të shikoj gotën gjysmë të mbushur dhe prandaj dua të nxjerr në pah arritjet. Për shembull puna e prokurorëve ka sjellë progres. Por e gjitha kjo nuk sjell paqe të plotë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Duhet të fitoni sfidat që do të sjellin llogaridhënien.