Ballina Europë Itali/ Ishte dënuar me 30 vjet për vrasjen e bariut shqiptar, Gjykata...

Itali/ Ishte dënuar me 30 vjet për vrasjen e bariut shqiptar, Gjykata e Kasacionit liron italianin pas 11 vitesh: Ishte aksident

12
0

Nuk ishte vrasje me dashje, por një fatalitet tragjik. Pas 11 vitesh, Gjykata Italiane e Kasacionit i jep fund çështjes ligjore pas vdekjes së bariut 23-vjeçar shqiptar, Qamil Hyrai, e cila ndodhi më 6 prill 2014, në fshatin midis Torre Lapillo dhe Torre Castiglione.

Gjykata e Lartë hodhi poshtë ankesën e Prokurorit të Përgjithshëm kundër vendimit të Gjykatës së Apelit të Tarantos, i cili kishte anuluar dënimin me 21 vjet e 4 muaj burgim për punëdhënësin e viktimës, Giuseppe Roi, 42 vjeç nga Copertino, të dhënë nga Gjykata e Apelit të Leçes.

Roi akuzohej se kishte vrarë bariun ndërsa ai po qëllonte për qejf në një frigorifer, pa u shqetësuar se bariu ishte pas murit rrethues. Në vendimin e shkallës së parë, Roi ishte dënuar me 30 vjet burgim.