Gazetari Elvi Fundi u shpreh sot lidhur me disa prej proceseve të njohura gjyqësore të lidhura me politikën dhe çështjet hetimore që ndiqen me interes të lartë nga i gjithë opinioni pubik, si dosja ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, gjyqi i Jamarbër Malltezit dhe i Ervin Salianjit.
I ftuar në një intervistë në një emision televiziv, Fundo tha se ndryshe nga çështjet e tjera, në rastin e Veliajt është kryer një punë voluminoze nga organet e drejtësisë.
“E parë nga përspektiva si gazetar dhe nga ana ligjore, këto janë dy gjëra të ndryshme. Edhe mund të veprojë si Malltezi dhe mund të kërkojë lirinë. Është e provuar se Veliaj mund të prishë provat. Ndërsa rasti i Salianjit është ndryshe. Në rastin e Veliajt, edhe pse ka pasur thashethemnaja nga mediat e inceneratorëve, sot cilësia e lartë e hetimeve ndaj Veliajt është e paprecedentë. Është punë me mbi dhjetëra e mijëra faqe. Është një punë voluminoze”,-tha Fundo.
Fundo theksoi punën e kreut të SPAK Altin Dumani dhe prokurorit Ols Dado në çështjen ndaj Veliajt, që e cilësoi si një standard të shkëlqyer.
“Është vendosur një standard i shkëlqyer nga Ols Dado dhe Altin Dumani. Është kryer një hetim i shpejtë dhe i saktë për akuzat. Këto akuza janë 13 dhe nuk duhet të vonohet akuza zyrtare. Të dërgohet akuza zyrtare që të mos ketë dyshime. Patjetër që prokurorët do t’i dërgojnë sa më shpejt dosjet dhe do i dërgojnë edhe në GJKKO. Do të nxjerrin dosje të reja dhe do të hapin fashikuj të tjerë”,-tha Fundo.