Ballina Kronika Kapet në Shkodër një 27-vjeçar nga Azerbajxhani/ Ndihmonte në kalimin ilegal të...

Kapet në Shkodër një 27-vjeçar nga Azerbajxhani/ Ndihmonte në kalimin ilegal të kufirit

10
0

Një 27-vjeçar me nënshtetësi nga Azerbajxhani u arrestua nga Policia pasi ndihmonte emigrantë nga vendet e treta të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.
Bëhet me dije se ai u kap në vendin e quajtur “Ura e Hotit”, në fshatin Kastrat, duke shoqëruar 4 shtetas nga Afganistani.
Blutë gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur 27-vjeçarit një armë të ftohtë.

Njoftim i Policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Borders”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi azerbajxhanas:

N. M., 27 vjeç, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ndihmonte emigrantë nga Vendet e Treta, që të kalonin ilegalisht kufirin tokësor me Malin e Zi, kundrejt pagesës.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj vepimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.