Ballina Kosovë Kosova dhe Luksemburgu thellojnë bashkëpunimin, nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me mbështetje prej...

Kosova dhe Luksemburgu thellojnë bashkëpunimin, nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me mbështetje prej 50 milionë eurosh

17
0

Kosova dhe Luksemburgu nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit mes dy shteteve. Në një njoftim për mediat, zyra e shtypit e kryeministrisë ndau detaje nga marrëveshja.

Sipas njoftimit, marrëveshja u nënshkrua nga zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, dhe zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministër për Punë të Jashtme, Shkëmbim Tregtar dhe Bashkëpunim të Luksemburgut, Xavier Bettel.

“Përmes kësaj marrëveshjeje Luksemburgu do të vazhdojë dhe do të rrisë mbështetjen e saj financiare për Kosovën. Për periudhën 2026-2030 kjo mbështetje do të arrijë vlerën prej 50 milionë eurove, krahas 35 milionë eurove në marrëveshjen paraprake.

Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të takimit të 10-të bilateral Kosovë-Luksemburg. Ajo përfshin si prioritete dhe sektorë kyçë shkathtësitë për punësim të qëndrueshëm, shëndetësinë, rritjen e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse dhe fuqizimin e shoqërisë civile të Kosovës”, tha ai. /Kosovapress/