Nga Spartak Ngjela
Saliu vërtitet me gënjeshta fëmijësh për të fshehur korrupsionin e tij dhe të familjes së tij; kurse ata që në formë ekspertësh drejtojnë SPAK qeshin me të dhe thonë:
Si e ka krijuar popullaritetin e vet politik në Shqipëri një individ që aktualisht duke dashur të shpëtojë nga akuza për korrupsion me nivelin e tij baritor po e provon dita ditës edhe më qartë përgjegjësinë e tij penale.
Nuk di se çfarë të thotë për komisionerët e tij që nuk kanë konstatuar asnjë abuzim me zgjedhjet e majit 2025.
Nuk di se çfarë të thotë për paratë që i janë gjetur dhe ka familja e tij: miliona dollarë.
Nuk di të shpjegojë faktin se si është pasuruar familja e tij.
Saliu zmadhon gjithçka, ose zvogëlon gjithçka; dhe ajo më qesharakja është argumentimi për çështjen Partizani, e cila kuptohet se po e fundos.
Por hetim shkencor dhe me nivel ka një metodë që quhet progresive; sepse fakti nxjerr faktin në një hetim shkencor ku provat vijojnë me njëra-tjetrën.
Dhe koha e pasurisë Berisha duket se është në gjykim; por çfarë kuptohet nga psikika e të pandehurve nën këtë çështje?
Ata nuk kuptojnë sepse nuk e dinë dhe nuk mund ta kuptojnë dot se çfarë është porova në procesin penal dhe si garantohet juridikisht vërtetësia e saj në funksion të akuzës.
Të gjitha këto Saliut dhe atyre që janë përfshirë në këtë akuzë; u duken gjëra abstrakte dhe kjo i gëzon sepse janë delirantë në ndërtim dhe thonë: përderisa mua më duket abstrakte kjo akuzë, ajo nuk ekziston.
Dhe prandaj u duket se e kanë fituar çështjen; por sigurisht që neve gjithçka do të na i sqarojë ligjërisht me kuptueshmëri të saktë juridike provueshmëria juridike e kësaj çështjeje gjatë procesit gjyqësor; i cili ka filluar.
Por kriminologët e mëdhenj na kanë thënë se i akuzuari që nuk e kupton dot akuzëm që i është ngritur para një gjykate; edhe pse e di si drita e diellit që e ka kryer krimin; bie në delirin e madhështisë dhe nga deliri e kujton veten superior në mbrojtje, dhe nuk pyet as avokatin.
Si rregull këta kanë qenë diktatorët e akuzuar para një gjykate, por edhe ish- presidentët të cilët në mbrojtjen e tyre qesharake para gjykatës që po e gjykon, mendojnë të bindur se e kanë mposhtur organin e akuzës; edhe pse në fakt kanë thënë si mbrojtje nonsense pa logjikë juridike.